Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPesë muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, institucionet ende pa informacione për...

Pesë muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, institucionet ende pa informacione për vendndodhjen e tij

Sot janë bërë pesë muaj nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Me datën 8 prill 2021 ai u zhduk në rrethana misterioze dhe akoma deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij. Familjarëve po iu mbaron durimi duke thënë se po shqyrtojnë edhe mundësinë edhe të kërkesës për ndërrimin e prokurores së rastit.

Pesë ditë pas zhdukjes së Bedriut, me urdhër të prokurorisë është arrestuar Jeton Vllasaliu që bazuar në prova dyshohet se ka gisht në rrëmbimin e Bedriut.

I njëjti gjendet në paraburgim.

Familjarët ngrenë dyshime në punën e prokurorisë, për arsye që informacionet që kanë janë se i dyshuari Jeton Vllasaliu pas rrëmbimit të vëllait edhe përkundër dyshimeve të bazuara ka qëndruar edhe 5 ditë i lirë dhe nga arrestimi i tij përpjekjet për intervistim dhe nxjerrjen e informacioneve kanë qenë minimale.

Gjithashtu sipas informacioneve që kanë familjarët ka edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për fatin e Bedriut por të cilët janë familjarë të dyshuarit dhe edhe ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë masë dhe ata janë të lirë.

Familjarët thonë se kanë edhe shumë arsye të tjera për të cilat dyshojnë se puna e institucioneve për gjetjen e Bedriut nuk është bërë deri tani sa dhe si duhet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments