Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetPërvjetori i vdekjes së Beau Biden, familja e presidentes Vjosa Osmani bëjnë...

Përvjetori i vdekjes së Beau Biden, familja e presidentes Vjosa Osmani bëjnë homazhe tek memoriali i tij

Sot është përvjetori i vdekjes së Beau Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden.

Beau Biden ndërroi jetë në vitin 2015 pas një sëmundje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Ai kishte shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999. Për të nderuar atë, familja e presidentes, Vjosa Osmani, bëri homazhe të memoriali i tij i bërë në Kosovë për të nderuar veprën e tij.

Postimi i plotë:

Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të.

Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë. Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/327011078783438

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments