Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePërveç pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan edhe 16 mijë e 140 euro...

Përveç pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan edhe 16 mijë e 140 euro për mbushje telefoni

Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe. Vetëm për shërbime telefoni, sipas një liste të shpenzimeve të siguruar nga TV Dukagjini, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro. Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për telefon.

Nga 80 euro mbushje telefoni i kishin shkuar në janar e shkurt, por pas këtij muaji, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk ishte kompensuar asnjë cent për thirrjet e mesazhet e tij.

Por kolegë të tij, për çdo muaj kanë vazhduar të marrin mbushje telefonike.

Për shembull, Mimoza Kusari-Lila, për çdo muaj ka marrë nga 60 euro për telefon, duke qenë anëtare e kryesisë së Kuvendit, sikur janë kompensuar edhe kolegët e saj Abelard Tahiri nga PDK, Arben Gashi nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK dhe Enis Kervan nga grupi parlamentar Multietnik.

Në total, secili prej shefave të grupeve parlamentare ka përfituar mbushje telefoni në vlerë prej 720 euro brenda vitit të kaluar.

Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simic ka marr po ashtu nga 60 euro në muaj deri në muajin gusht, pavarësisht aktivitetit të tij të pakët në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarve të komisioneve parlamentare në muaj u takojnë nga 40 euro për shërbime telefonike, derisa deputetëve nga 30 euro.

Për këta të fundit, brenda një muaji për shërbime telefonike paguhen 3850 euro, ndërsa në total, nga buxheti i shtetit për anëtarët e kuvendit, janë paguar 16 mijë e 140 euro.

Për qytetarët e vendit kjo shumë është e paarsyeshme, derisa tregojnë se sa zakonisht shpenzojnë ata për telefon, e kanë edhe propozime se si të reduktohen ato.

“Duhet me kuptu ata që ka familje që vuajnë për gjëra elementare, njerëzit dalin nëpër televizione kërkojnë ndihmë. A kanë sy a vesh ata”, ka thënë Emin Ramadani.

“Nuk është e drejtë nëse merret si tarifë fikse, ish dashtë me u bo një verifikim se sa ka pasur harxhime ai deputet për thirrjet që ka ba në Kosovë ose jashtë vendit”, ka thënë Granit Januzi.

Monitoruesit e punës së Kuvendit, përmendin se deputetët kanë mundësi që të refuzojnë këto shtesa, e ka shembuj për këtë.

“Mundësia e refuzimit të këtyre benificioneve ekziston dhe është praktik e disa deputetëve, praktikë e cila duhet të vlerësohet lartë nga ana jonë dhe le të jetë mundësi që këto benificione që të mos keqpërdorën nga disa deputet” , ka thënë Arbër Thaçi, hulumtues në KDI.

Beneficionet i takojnë çdo deputeti të Republikës së Kosovës në bazë të ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, që është në fuqi nga vitit 2011.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments