Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePersoni që u vetëvra në Qendrën e Paraburgimit është Aleks Gerbi, i...

Personi që u vetëvra në Qendrën e Paraburgimit është Aleks Gerbi, i arrestuar për plantacionin me drogë në Pejë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 19:00, ka kryer vetëvrasje me jelek të burgut në dhomën e tij i burgosuri me inicialet A.G.

Sipas SHKK-së, A.G., pas këtij akti me ndihmën e stafit u nis me shenja jete për në Emergjencën e SHSKUK-së, “por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme”, tha SHKK.

Merret vesh se viktima është Aleks Gerbi, i arrestuar për plantacionin milionësh të drogës në Pejë.

Policia e Kosovës për këtë rast kishte arrestuar Aleks Gerbin nga Shqipëria. Në dosjen e Prokurorisë thuhej se janë në kërkim edhe nëntë persona për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike dhe përpunimi i tyre”.

Prokuroria dyshonte që të njëjtit janë pjesë e grupit që po dyshohen për kultivim të marihuanës në Klinë, e të cilët janë ende në kërkim nga Policia e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments