Një person përmes telefoni pretendon se ka qenë dëshmitar i vrasjes së polices Sebahate Tolaj dhe policit Isuf Haklaj.
Personi i cili dëshiroi të mbetet anonim, ka telefonuar në emisionin Debat Plus për të treguar se e ka parë të gjithë ngjarjen kur ka ndodhur vrasja e dy policëve.
“Ka qenë mëngjes, edhe unë kam qenë i parkuar tek rruga në Raushiq, sepse kam pas ta zbresë një person aty. Edhe personi ka zbrit sapo ka zbrit ai personi nga vetura ime, kam dëgju disa të shtëna prapa veturës sime, e kam kthy kokën…Ne tejkalim me shpejtësi të madhe ka ardh një Mercedes, e ka nxjerr armën dhe ia kam parë dorën komplet deri tek bërryli. Ka qenë dorë e përvlejur, nuk ka qenë person i ri, i moshës më të vjetër, pasi ka qenë dorë e gjon, dhe me shumë qime. Në atë moment i ka shpraz të gjitha plumbat në veturë”, tha ai.
Ai shton se pas gjithë kësaj ngjarjeje, ka ardhur një veturë tjetër e tipit Audi, të cilët po ashtu e ka shprazur një karikator me plumba mbi veturën e policisë.
“Pasi ka ik mercedesi ka ardhë audia dhe e ka pas një armë të shkurtër, dhe ai e ka shprazë të gjithë karikatorin në jeep dhe kanë vazhdu. Kam zbritur menjëherë nga vetura, ndërsa vetura ka vozit përpara me një shpejtësi tepër të ultë, ka ra nër rrugë dhe u ndal nër arë, më pas diku pas 50 metrave ka qenë një kerr i policisë, e kam ndal kerrin e policisë dhe i thash se vec sa u vranë njerëzit ata vec thonin kush kush është edhe ju tregova që ku u ndal kerri e u vra njeri.
Ka dalë njëri prej policëve i plagosur mirëpo s’ka mujt me qëndru në këmbë dhe ka ra në tokë”, tha ai.
Ai shtoi se nuk ësht ftuar në gjykatë për dëshmi, mirëpo thotë se ka Policia e Kosovës kanë qenë në shtëpinë e tij, dy ose tri herë.
“Policia ka qenë në shpi te unë dy-tri herë, në gjykatë nuk kam qenë”.