Thursday, November 28, 2024
HomeLajmePërplasja me KFOR-in në Zveçan, maskat në rend të parë me shkopa...

Përplasja me KFOR-in në Zveçan, maskat në rend të parë me shkopa bejzbolli

Paralajmërimi i KFOR-it nuk u përfill dhe pasi protestuesit serbë të mbledhur në Zveçan nisën përleshjen me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, personat e maskuar dolën në rend të parë.

Siç shihet në disa pamje, personat e maskuar janë të janë vënë në sulm kundër ushtarëve të KFOR-it.

Disa prej tyre kanë hedhur gjësende në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it, ndërsa një prej tyre është parë duke goditur mbrojtëset e ushtarëve me shkop bejzbolli.

Më herët, një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit.

Siç raportoi Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Gazeta Express ka mësuar se personat e maskuar janë të pajisur me koktej molotovi dhe dyshohet se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie që t’i hedhin në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments