Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePërplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, reagon Berisha: Shpreh keqardhjen time

Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, reagon Berisha: Shpreh keqardhjen time

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës sulmuan me grushte kabinetin e kryeministrit Albin Kurti dhe atë vetë gjatë kohës që po fliste në Kuvend.

Berisha në fjalën e tij theksoi seshpreh keqardhjen në lidhje me pamjet që vijnë nga Kosova. Ish-kryeministri theksoi se kurrësesi në asnjë parlament nuk duhet të ndodhin skena të tilla dhune, raporton Euronews Albania.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Z.Berisha duke qenë se jeni 32 vite në Parlament, dhe një person me karrierë të gjatë politike në Kosovë ditën e sotme ka ndodhur një akt i rëndë, Kryeministri Kurti është sulmuar fizikisht në Kuvend nga deputetët e opozitës dhe ka ndodhur një përleshje fizike mes opozitës dhe qeverisë atje. Si e komentoni dhe a keni një thirrje për kolegët tuaj në Kosovë gjithmonë në cilësinë e një personi që ka vite në karrierë politike dhe është përballur me shumë situata?

Berisha: Absolutisht, shpreh keqardhjen time të thellë për sulme fizike. Ato nuk duhet të ndodhin kurrësesi në asnjë parlament, dhe sulmet fizike nuk janë zgjidhja e kundërshtimeve midis qeverisë dhe opozitës në parlament.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments