Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPërplasen deputetja e ministrja, Blerta Deliu i thotë Albulena Haxhiut të dalë...

Përplasen deputetja e ministrja, Blerta Deliu i thotë Albulena Haxhiut të dalë jashtë nga seanca

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është përplasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga distanca në seancën e Kuvendit. Deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin në fjalimin e saj, por Konjufca  ka refuzuar.

“Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu.

Por Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën

“Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.

Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë.

“Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu.

Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.

“Dil në konferencë për media arsyetohu”, ka thënë Haxhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments