Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPërplasen analistët në Pressing: “VV po i shantazhon votuesit”

Përplasen analistët në Pressing: “VV po i shantazhon votuesit”

Analistët janë përplasur  me fushatën e kryeministrit Albin Kurti për balotazhin e 14 nëntorit. Gazetarët Valon Syla e Parim Olluri e aktivistja Zana Avdiu thonë se Vetëvendosje po i shantazhon votuesit derisa me këtë nuk pajtohet Ermal Sadiku.

“Ky (Kurti) ish dalë e thoshte se po i bëjnë opozitë dhe kanë me e pa. Po normal që të bëjnë opozitë”, thotë Syla.

“Po do me i tutë votuesit”, thotë Syla.

“Çka është e vërtetë është që komunat që kanë me u udhëheq prej partisë së VV kanë me pas shumë më të lehtë qasjen në projektet kapitale të shtetit të Kosovës të cilat a janë a s’janë aty s’di po pajtohem”, tha Ermal Sadiku duke folur për deklaratat e Kurtit se kandidatët e VV’së për kryetarë do e kenë përkrahjen e qeverisë së tij.

“Qe 20 vjet e kemi parë këtë gjë ne në Kosovë”, thotë Sadiku të cilit i ndërhynë gazetari Parim Olluri.

“Nuk duhet me pas shantazhin ofertë zgjedhore. S’po prezanton ofertë në pesë ditë, po shantazhon”, thotë Olluri.

“As Thaçi, as Haradinaj as Isa Mustafa nuk e kanë pasur në ofertë zgjedhore shantazhin”, thotë ai.

“20 vjet i kemi parë fjalimet, 20 vjet për atë komunë e për atë komunë”, ndërhynë Sadiku.

“Është shantazh direkte”, thotë Zana Avdiu.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments