Friday, November 22, 2024
HomeBota“Përpjekje për të shpëtuar jetë”, SHBA-ja pritet të ndalojë shitjen e cigareve...

“Përpjekje për të shpëtuar jetë”, SHBA-ja pritet të ndalojë shitjen e cigareve me mente

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndalojnë shitjen e cigareve me mente dhe shije të tjera. Zyrtarët shëndetësore theksojnë se këtë po e bëjnë për të shpëtuar jetët e mijëra qytetarëve. Është hapi i parë i një rruge të gjatë.

“Për shumë kohë, disa grupe njerëzish janë shënjestruar dhe ndikuar nga përdorimi I duhanit.”, u shpreh Mitch Zeller nga FDA, Qendra për Produktet e Duhanit.

FDA thotë se do të ndalojë shitjen e cigareve me mente dhe me shije të tjera, në një përpjekje jo vetëm për të shpëtuar jetë, por për të promovuar barazi shëndetësore. Fushatat që amerikanët të lënë duhanin, një kauzë për parandalimin e vdekjeve në SHBA, nuk kanë qenë zakonisht të suksesshme.

“Në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me duhanpirësit hispanikë, shumë më pak njerëz me ngjyrë mbështesin lënien e duhanit dhe ata kanë më shumë gjasa që të vdesin nga sëmundje të lidhura me duhanin se sa të bardhët.”

Studimet kanë treguar se menteja e bën duhanpirjen më tërheqës. FDA thotë se duke e ndaluar do parandalojë të rinjtë dhe përdoruesit e rinj që ta përfaqëfojnë atë ves.

“Cigaret janë produkti i vetëm ligjor i konsumueshëm që ka gjasa të vrasë gjysmën e përdoruesve të tij dhe të gjithë prematurët.”, u shpreh Janet Woodcock, komisionere në FDA.

Administrata për Ushqimet dhe Ilaçet shpreson që ndalimi të vendoset brenda një viti dhe me anë të tij të garantojë dhe barazi shëndetësore për të gjithë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments