Njoftimi i plotë:
Një ndër premtimet kyçe elektorale, ëndërr e kahmotshme e qytetarëve, rruga A, e riemëruar si Jim Xhema, po bëhet realitet!
Brengave shumëvjeçare të banorëve të lagjeve përreth, ngarkesave të trafikut në #kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët tanë dhe kundërmimit të krejt zonës po u vjen fundi.
Ejani ta nisim bashkë këtë projekt madhor për kryeqytetin, nesër në orën 11:00 tek kryqëzimi i rrugës Jim Xhema dhe fundi i rrugës së Veternikut