Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, thotë se nuk e di se kë e ka kundërkandidat, Arben Vitinë apo Qeverinë e Kosovës.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Rama thotë se po ndodh një hipokrizi sa i përket paraqitjeve televizive të Qeverisë në përkrahje të Vitisë.
Rama thotë që këto paraqitje janë kundër tij, shkruan Express
“Kjo thirrje është e pakuptimtë dhe këto paraqitje televizive të Qeverisë, të zotit Kurti me ministra për kandidatin e VV-së, e kundër meje. Është njëfarë hipokrizie që po ndodh. Është qesharake në njërën anë sepse unë mendova: Kë e kam kundërkandidat, a e kam Vitinë apo Qeverinë e Kosovës? Qeveria e Kosovës është e imja”, tha Rama.
Rama thekson se ai është diaspora për të cilën Vetëvendosja e thërret.
“Unë mendoj që është një thirrje e padrejtë, për arsye se Qeveria është e zgjedhur prej votave të qytetarëve të Kosovës. Momenti kur Kurti me të gjithë ministrat del në përkrahje të Vitisë, atëherë m’bon me pyet se çka po ndodh këtu? Dmth ato fonde, pagat e tyre, ata paguhen prej taksave që ne I paguejmë, rrogat I marrin prej neve, janë të zgjedhur prej qytetqarve ndërsa thotë se nëse unë zgjidhem, atëherë do ta shohim… Dmth ne do ta përkahim Vitinë, por jo zotëri Ramën. Cka dmth kjo ? A doni me thonë që ju nuk do t’i përkrahni qytetarët vec pse unë votova, apo edhe për herë të parë ju po shkoni kundër diasporës. Unë jam diaspora për të cilën e thërret Vetëvendosja”.