Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte me Poloninë.
Shqipëria do të ballafaqohet me Poloninë nga ora 20:45.
Kjo ndeshje llogaritet si shumë e rëndësishme për fatin e të dyja Kombëtareve në këto kualifikime.
Para ndeshjes ka ndodhur një përleshje mes tifozëve shqiptarë të cilët janë sharë dhe ofenduar me disa polakë që ishin të pranishëm.
Ultrasit nga Prishtina, Plisat janë përplasur me tifozët polakë, përpara Pallatit të Kongresit.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Policisë e cila ka ndaluar këtë situatë që mund të agravonte më tepër.
Rreth 22 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania” prej të cilëve rreth një mijë janë nga Polonia.