Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “12 Qershori”.
Sipas njoftimit të policisë, sherrin e kishin nisur tre të dyshuar të mitur, të cilët kishin sulmuar fizikisht tre persona të tjerë, një nga të cilët ishte po ashtu i mitur.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse i treti për shkak se kishte qenë i sëmur është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.