Thursday, November 28, 2024
HomeBotaPërkeqësohet gjendja në Austri, shënohet rekord i rasteve

Përkeqësohet gjendja në Austri, shënohet rekord i rasteve

Austria regjistroi rekord të rasteve me Covid-19 të mërkurën, në ditën e tretë të masave izoluese për personat që nuk janë vaksinuar plotësisht.

Rreth 65 për qind e popullsisë së Austrisë është vaksinuar plotësisht. Kjo është njëra ndër përqindjet më të ulëta në Evropën Perëndimore, Austria gjithashtu e ka një ndër shkallët më të larta të infeksioneve në kontinent, me shifër mesatare javore prej 925 rastesh për 100.000 njerëz.

Sipas të dhënave zyrtare, Austria të mërkurën regjistroi 14.416 raste të reja. Kjo është hera e parë që shifra shkoi në mbi 14.000. Rekordi i mëparshëm ishte shënuar rreth një vit më parë me 9.586 raste, shkruan Reuters.

Gjendja është më e rëndë në dy rajone – Salzburg dhe Austri të Epërme – ku spitalet po përballen me rritje të trysnisë.

Autoritetet në Salzburg kanë thënë se janë duke u përgatitur për gjendjen kur do të bëhet e nevojshme përzgjedhja e pacientëve për trajtim në shtretërit për kujdes intensiv për shkak të numrit më të madh të të sëmurëve në krahasim me numrin e shtretërve, ndonëse kjo situatë ende nuk është paraqitur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments