Wednesday, November 27, 2024
HomeTop LajmetPërhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në...

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend?

Varianti Delta është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, andaj e vetmja mënyrë mbetet vaksinimi masiv, kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Madje, ai tha se nuk do të ketë rritje të numrit që çon deri te mbyllja e sërishme, gjë e cila kishte me qenë fatale për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ka rritje të numrit të rasteve me Covid dhe duhet të përcjellim këtë trend të rritjes edhe në ditët në vijim për me pas mundësi me konstatuar që e kemi edhe variantin Delta i cili po përhapet me shpejtësi të madhe edhe pse si sëmundje është në formë pak më të lehtë. Nuk mund të flitet për mbyllje ose mos mbyllje. Numri i rasteve është jashtëzakonisht i vogël të infektuarve. Por nuk mendoj se do të ketë rritje të dukshëm të numrit i cili do të vije deri te mbyllja e sërishme e cila kishte me qenë fatale për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këtë po bazoj në numrin e të vaksinuarve dhe mundësinë e vaksinimeve masive”, tha Nushi.

Sipas Nushit, mbyllje totale nuk do të ketë nëse deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullatës, raporton EO.

Ai theksoi se janë të përgatitur plotësisht për fazën eventuale të ndonjë vale të katërt duke marrë garancion nga drejtoria e Shëndetësisë se çdo gjë është në rregull qoftë me pajisje, teste e stafin profesional.

“Zgjidhje tjetër nuk ka përveç vaksinimit. Nëse arrijmë në 60% deri në fund të vitit që ti vaksinojmë në tersi popullatën, atëherë mund të themi që kemi arritur sukses në marrjen e masave kundër Covid. Ne jemi të përgatitur plotësisht për fazën eventuale të ndonjë valë të katërt dhe kemi diskutuar edhe me drejtorinë e shëndetësisë dhe kemi marrë garancione se çdo është në rregull qoftë me pajisje, teste, me stafin profesional, me rritjen e numrit të aparaturës me oksigjenoterapi dhe me QKMF që mund të rrisim. Nuk besoj që do të ketë mbyllje totale”, u shpreh Nushi.

Ai shtoi se një virus kohëzgjatjen e tij e ka 18 muaj dhe pastaj fillon rënia. “Forca e virusit do të vije duke rënë dhe nuk besoj të ketë mbyllje në vjeshtë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments