Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi pati dje një paralajmërim për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se ndëshkimi për të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Shqipëri, është shumë afër.
Ndërsa e konsideroi kryeministrin Edi Ramën “vasal” të Beogradit, ai e akuzoi atë se në këto tetë vjet nuk ka ndjekur nismën e Berlinit, por të Beogradit:
“Edi Rama në këto tetë vjet në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vasalitet, është armiqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare”, u shpreh Berisha