Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Paraprakisht është prezantuar para palëve draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.
Gjithashtu, palët kanë rënë dakord edhe për deklaratën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur gjatë luftës.
Siç raporton transmetuesi publik, pritet që para mediave të ketë deklarata të ndara nga kryeministri e Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por ndoshta edhe nga Josep Borrell ose Miroslav Lajçak.