Ka përfunduar në Kuvendin e Kosovës raundi i parë i votimit për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Mbështetësi i VV-së, Vigan Qorrolli ka marrë më së shumti vota, gjithësej 50, krahas nga 18 sa kanë marrë kundërkandidatët, Haxhi Xhemajli e Hilmi Jashari, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, do të përsëritet edhe njëherë raundi i parë, por vetëm mes Hilmi Jasharit e Haxhi Xhemajli.
Ndërkaq, në raundin final do të votohet mes Qorrollit dhe njërit prej dy kundërkandidatëve që merr më së shumti vota.