Ka përfunduar pjesa e parë ndermjet Italisë dhe Austrisë.
Italia dhe Austria janë ndeshur në kuadër të fazës së eliminimit të “Euro 2020”.
Italianët ishin agresivë dhe patën rastet e tyre, por edhe austriakët luajtën me intensitet të lartë në këtë takim dhe mbyllën hapësirat mirë.
Megjithatë, Italia pati dy raste të shkëlqyera, fillimisht ishte Barella me një goditje që arriti ta largojë portieri i Austrisë, dhe në min 32′ goditja e Ciro Immobiles përfundoi në shtyllë.
Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë ndërmjet skuadrave.
Rezultati i pjesës së parë, Italia 0-0 Austria.