Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të jetë kryetar i Komunës së Podujevës.
Pas numërimit të të gjitha votave, Bulliqi ka marrë 51.48 përqind të votave, derisa kundërkandidati i tij, Ekrem Hyseni ka marrë 48.16 përqind.
20:01 – Numërimi drejt fundit në Podujevë, ky është kandidati që po prin
Numërimi në Podujevë po shkon drejt fundit. Pas numërimit të mbi 81 mijë votave, vazhdon të prijë Shpejtim Bulliqi.
Ai ka fituar 51.83 përqind, derisa Ekrem Hyseni 48.17 përqind.
20:51 – 70 mijë vota të numëruara në Podujevë, rezultati i njejtë
Edhe pas numërimit të 70 mijë votave, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes vazhdon të mbetet i pari në Podujevë.
Ai ka fituar 52.16 përqind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka fituar 47.84 përqind.
20:28 – Numërohen 65 përqind e votave në Podujevë, ky është rezultati
Në Komunën e Podujevës janë numëruar 60 përqind e votave.
Pas numërimit të këtyre votave, Shpejtim Bulliqi vazhdon të mbetet i pari.
Bulliqi ka 511.07 përqind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së 48.03 përqind.
20:15 – Mbi 41 mijë vota të numëruara në Podujevë, kjo është renditja
Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i pari në Podujevë, pas numërimit të 40 mijë votave.
Sipas infografikës së KQZ’së, Bulliqi po prin me 52.38 përqind të votave. Nga numërimi i këtyre votave, ai i LDK’së ka 47.72 përqind.
19:58 – Numërohen mbi 20 mijë vota në Podujevë, ky është kandidati që po prin
Në Komunën e Podujevës po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Nga numërimi i mbi 20 mijë votave, Bulliqi ka marrë 51.88 përqind, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka 48 për qind të votave.
17:44 – Nis numërimi i votave në Podujevë, ky është rezultati aktual
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet e numërimit të deritashëm për Komunën e Podujevës.
Sipas infografikës së KQZ’së, janë numëruar mbi tetë mijë vota. 50.23 për qind të votave i ka marrë Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, derisa Ekrem Hyseni ka 49.77 për qind.
19:00 – Ky është rezultati në Podujevë sipas Exit Poll’it të prezantuar në T7
Në T7 është prezantuar rezultati i Exit Poll’it të Albanian Post për Komunën e Podujevës. Sipas këtij Exit Poll’i, atje fitues është Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.
Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.
Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.
Ndryshe, Podujeva ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’kishte arritur të fitonte votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Në garë për të parin e kësaj pune kanë qenë: Shpejtim Bulliqi nga VV, Ekrem Hyseni nga LDK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Besnik Tahiri nga AAK, Xhemajl Hasani nga NISMA dhe Gazmend Islami nga OBKD. /Gazeta Express