Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Komunën e Kamenicës.
Kryetari i deritanishëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka humbur zgjedhjet në këtë komunë.
Ai mori vetëm 46.86% të votave.
Ndërkohë fitues doli Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje me 53.11% të votave.
[20:02, Vetëvendosje prin bindshëm në Kamenicë sipas rezultateve të para të KQZ-së]
Kandidati i VV-së në Kamenicë Kadri Rahimaj po prin sipas rezultateve të para të KQZ-së me 60,76% ose 2.922 vota raporton Gazeta Express.
Qëndron Kastrati i PSD-së është i dyti me 39,24% ose 1.887 vota.