Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për rundin e dytë të zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat i takonin raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajtën më 14 nëntor”, ka thënë Elezi.
Më poshtë gjeni numrin e votave me kusht për kandidatët që garuan në balotazh:


