Ka përfunduar numërimi i votave me kusht për komunën e Dragashit.
Përfundimisht, LDK e fiton këtë komunë pas përmbysjes që bëri dje me votat e diasporës, pasi që edhe në votat me kusht prinë kjo parti.
LDK në këtë komunë ka marrë 121 vota me kusht teksa PDK ka marrë 91 sosh.
Nëse pas ankesës së PDK-së nuk vendoset ndryshe, Dragashi është komuna e tetë që LDK e fiton në zgjedhjet komunale, aq sa ka edhe PDK.