Prishtina Weather ka dalur me parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, ku bëhet e ditur se do të ketë përmirësim të motit pas disa ditëve të ftohta në këtë fillim të muajit prill.
Ky është parashikimi i motit:
8.04.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
9.04.2021 – Në mëngjes ftohtë dhe kthjellët. Ditën kryesisht me diell, me zhvillime të vranësirave të pakta. Në mbrëmje kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 12C, e në vise malore -7C deri 6C. Do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-5m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të, e në mbrëmje kalon edhe në të dobëta.
10.04.2021 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më butë, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 15C, e në vise malore -4C deri 10C. Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s. Indeksi UV: 6. Indeksi i cilësisë gjatë ditës në vlera të pranueshme e mesatare, e në mbrëmje vende-vende kalon edhe në të dobëta.