Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPërfundon greva edhe në administratën e Prishtinës, qytetarët thonë se pritën një...

Përfundon greva edhe në administratën e Prishtinës, qytetarët thonë se pritën një muaj për shërbime

Mëngjesin e së hënës numër i madh i qytetarëve janë drejtuar në Komunën e Prishtinës, për t’u pajisur me dokumente.

Pas grevës pesë muajshe të shpallur nga BSPK-ja të gjitha shërbimet në Komunë mund të kryhen nga 3 tetori.

Izet Sejdiu, tha që para dy javëve nuk ka mundur të pajiset me një ekstrat të lindjes për shkak të grevës, kurse gjatë së hënës këtë shërbim e ka kryer shumë shpejt.

“Erdha sot një ekstrat të lindjes me nxjerrë, 2, 3 minuta nuk prita, çdo gjë shkoj në rregull. Ka përfunduar greva, jam kanë para dy jave aty s’kanë punuar, sot ishte perfekt dhe çdo gjë në rregull”, tha Sejdiu.

Edhe Imir Dida theksoi se për shkak të grevës ai nuk kishte mundur ta regjistronte vajzën e sapolindur, mirëpo këtë shërbim nga administrata ai e morri brenda 5 minutave.

“Erdha me regjistru vajzën, pasi patëm grevë që shtatë javë me duket, ma në fund mu dashtë me regjistruar, isha në spital me regjistruar, me detyruan me ardhur këtu, edhe erdha këtu brenda pesë minutave veç e përfundova”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments