Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePërfundon aksioni “Brezovica”, çka u konfiskua deri më tani

Përfundon aksioni “Brezovica”, çka u konfiskua deri më tani

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore të Ferizajt në koordinim me Policinë e Kosovës i emëruar “Brezovica 3”, i cili rezultoi më shtatë persona të arrestuar. Në mesin e të arrestuarve janë tre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore.

Lajmin për përfundimin e aksionit “Brezovica 3”, e ka konfirmuar  prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

“Operacioni ka përfunduar, më vonë do të dalim me detaje të tjera”, tha Maloku shkurtë për

Gazeta Express mëson nga burimet e saja brenda policisë se në 12 lokacionet e kontrolluara janë sekuestruar vetura, armë zjarri, dokumentacione dhe gjëra tjera me vlerë.

Prokurooria ka konfirmuar se 12 lokacionet e bastisura ndodhen në katër qytete të ndryshme, përkatësisht në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen për veprat penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave, në mesin e tyre kishte edhe ish-zyrtarë të ministrisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments