Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Evropës.
Inter është duke barazuar me Liverpoolin (0:0), derisa RB Salzburg befasisht është duke e mposhtur Bayern Munichun (1:0).
Përballja më interesante që është duke u zhvilluar në “Giuseppe Meazza” është duke u dominuar nga “Reds” që kanë qenë më të rrezikshëm.
Liverpool krijoi disa aksione të mira, që u mungoi goditja finale, derisa te Inter provuan më shumë përmes kundëraksionëve, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.
Ndërkohë, RB Salzburg me rezultat minimal 1:0 është duke triumfuar ndaj Bayern Munichut.
Ishte Chikwubuike Adamu që realizoi golin e vetëm në këtë pjesë, pas një pasimi të Aaronson (21′).
Në përgjithësi, Bayern ishte skuadër më dominuese, por që ishin të pafat para mbrojtjes.
Mbetet të shihet edhe në pjesën e dytë, nëse do mbesin këto rezultate.