Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePërfundimisht, Kuvendi e kthen në pikën zero procesin e guvernatorit

Përfundimisht, Kuvendi e kthen në pikën zero procesin e guvernatorit

Një proces maratonik i filluar që disa muaj në fund dështon dhe kthehet në pikën zero. Kuvendi e kthen në pikën zero procesin e zgjedhjes se guvernatorit. IndeksOnline mëson se Kuvendi ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës që të nis procedurat e shpalljes së konkursit për guvernatorë dhe se sipas këtij burimi ky proces është kthyer në pikën zero tash mbetet që institucionet si BQK-ja të nis procedurat e mëtutjeshme.

Kthimi në pikën zero iu procesit të zgjedhjes së guvernatorit nga opozita duket i qëllimshëm.

Ferat Shala deputet dhe anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, thotë se kthimi i këtij procesi në pikën zero është një

Ky është vazhdim i skenarit i Lëvizjes Vetëvendosje gjegjësisht i kryeministrit që është duke ja zgjat jetën u.d të guvernatorit militantit partiak të VV-së dhe kandidatit të tyre. Ky ka qenë plan  dhe strategji e tyre që sa më gjatë me ushtrues detyre me njerëz politikë ti menaxhoj institucionet më të larta të shtetit, institucionet financiare siç është rasti me BQK.

“Vendosjen e kuadrove politike dhe praktikisht kapjen e këtyre institucioneve të cilat aktualisht është dashur të shkoj ky proces mirëpo frika nga transparenca dhe konkurrenca po na dërgon drejt një situate të tillë ku po vendosin qind për qind njerëz politik me anë të procedurave jo transparente dhe në mënyrë jo ligjore.

Ndryshe, BQK-ja në procesin e me hershëm i kishte dërguar Kuvendit listën e kandidatëve të cilët ishin  Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

BQK-ja , aktualisht udhëhiqet nga U.D i guvernatori Bashkim Nurboja i cili e ka marrë këtë detyrë pasi që i ka skaduar mandati pesëvjeçarë Fehmi Mehmetit të cilit i kishte kaluar mandati në fund të muajit mars të këtij viti.

Tash me kthimin e procesit në pikën zero institucionet siç janë BQK-ja dhe institucione të tjera të përfshira në këtë proces duhet të shpallin konkursin dhe më pas listën e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments