Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPërçarje brenda NATO-s, Franca do të ndihmojë Greqinë në rast sulmi ushtarak...

Përçarje brenda NATO-s, Franca do të ndihmojë Greqinë në rast sulmi ushtarak nga Turqia

Një pakt i ri mbrojtjeje midis Greqisë dhe Francës do t’i lejojë dy shteteve t’i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës në rastin e një sulmi të jashtëm. Lajmin e konfirmoi të enjten kryeministri grek Qirjakos Micotaqis, teksa rriten tensionet me Turqinë.

Aleatë në NATO, muajin e kaluar firmosën një pakt strategjik ushtarak bashkëpunimi, ku përfshihet edhe blerja e 3 luftanijeve me vlerë 3 miliardë euro. Më herët gjatë këtij viti, Athina porositi dhe 24 avionë luftarakë francez.

“Për herë të parë është përcaktuar qartë dhe shprehimisht se do të ketë ndihmë ushtarake në rastin e sulmit të jashtëm ndaj një prej dy shteteve nga një palë e tretë. Dhe ne të gjithë e dimë kush po kërcënon kë me prepotencë në Mesdheun Lindor”, u shpreh Micotaqis duke iu referuar qartë Turqisë.

Greqia dhe Turqia janë përplasur mbi lidhur me sovranitetit territorial në Mesdhe si dhe të tabanit nënujor, ku më e rëndësishmja lidhet me rezervat e naftës dhe gazit.

Turqia, e cila kufizohet në lindje me Greqinë e konsideron zgjerimin me 12 milje detare të Greqisë, si një shkak për luftë, pasi disa ishuj grekë ndodhen më pak se 12 milje distancë nga kufiri perëndimor i Turqisë.

“Greqia është në një rrugë të re, nuk kërcënon, por as kërcënohet, në vend të kësaj ne po zgjerojmë aleancat, me ligjin ndërkombëtar si guide”, ka deklaruar Micotaqis.

Përveç mosmarrëveshjeve detare, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë kanë qenë të tensionuara edhe mbi përplasje të tjera territorial në Mesdheun Lindor, përfshi hapësirën ajrore, energjinë, statusin e disa ishujve në Egje dhe ishullin e ndarë etnikisht të Qipros. Dy vendet rinisën bisedimet bilaterale më herët gjatë vitit, teksa më 6 tetor u zhvillua edhe një tryezë informale në Ankara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments