21 vjeçarja, Florije Gjokaj nga fshati Lugbunar i Gjakovës po lufton me një sëmundje të rëndë që nga muaji korrik.
E njëjta ka nevojë për ndihmë financiare sa i përket trajtimit mjekësor.
Së fundi ajo është njoftuar që nga biopsia rezulton që operacioni që i duhet ta bëjë është i komplikuar dhe nuk mund të kryhet nga Spitali i Tiranës, ku edhe po trajtohej.
Zgjidhja e vetme për shërim më të shpejtë është e mundur vetëm në Itali dhe shuma e kërkuar për trajtim është 150.000€, shumë kjo e papërballueshme për Florijen dhe familjen e saj.
Ndryshe Florija është nënë e një fëmije 9 muajsh.