Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 129 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.
Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe janë shqiptuar 4219 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
ë po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4219 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.