Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaPër herë të parë falet namazi i taravive në sheshin kryesor të...

Për herë të parë falet namazi i taravive në sheshin kryesor të New Yorkut

Në kryeqendrën e qytetit të New Yorkut, në “Time Square”, është falur dje namazi i taravive nga mijëra besimtarë myslimanë.

Besimtarët myslimanë janë mbledhur mbrëmë në qendrën amerikane për kryer lutjet, që gjatë muajit të shenjtë për myslimanët kryhen në mbrëmje.

Në rrjete sociale janë publikuar fotografi e video, ku shihet se numri i pjesëmarrësve aty ka qenë i madh.

Organizatorët i kanë thënë “CBS News” se qëllimi i kësaj ngjarjeje ka qenë që jomyslimanët të kuptojnë më shumë rreth fesë islame, përcjell Gazeta Express.

Dikush ka shkruar në Twitter “a e shihni se myslimanët mund të mblidhen në ditën e parë ta Ramazanit për lutje, sic mblidhen për vitin e ri në Time Square”, duke shtuar se pse paragjykohet ky komunitet.

Megjithatë, para faljes së namazit aty, raporton media lindore, ka pasur shqetësime të shprehura nga besimtarët rreth idesë së faljes në “Time Square”, për shkak të billobordeve të shumtë në këtë shesh.

Image

Videon me pamjet nga falja e namazit në Time Square mund ta shihni KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments