Pentagoni ka njoftuar se një tullumbace e dytë spiune kineze është parë mbi Amerikën e Jugut.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka anuluar një udhëtim të paralajmëruar më parë në Kinë.
“Ne po marrim raporte për një balonë mbi Amerikën e Jugut”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder një ditë pasi balona e parë u pa mbi qiellin e SHBA-së, duke shtuar se “bëhet fjalë për një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”.
Pentagoni nuk zbuloi vendndodhjen e saktë të balonës së dytë, por një zyrtar amerikan i tha CNN-it se nuk duket se po shkonte drejt SHBA-së, raporton cnn.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i quajti të papërgjegjshme dhe të papranueshme veprimet e Kinës në lidhje me balonën e spiunazhit të zbuluar mbi Shtetet e Bashkuara.
Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yiju, ai tha se prania e balonave në hapësirën ajrore amerikane është një shkelje e qartë e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar. Ai tha se bota pret që SHBA dhe Kina të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me përgjegjësi.
Ndërkohë, Kina shprehu keqardhje për humbjen e “tullumbaces civile” mbi territorin amerikanë.
Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë menduan të rrëzonin balonën mbi Montana të mërkurën, por presidenti amerikan, Joe Biden refuzoi ta bëjë një gjë tillë për shkak se mbeturinat mund të rrezikonin jetën e njerëzve në tokë.