Monday, November 25, 2024
HomeBotaPentagoni: ISIS-i në Afganistan mund të ketë kapacitet që ta sulmojë ShBA-në...

Pentagoni: ISIS-i në Afganistan mund të ketë kapacitet që ta sulmojë ShBA-në vitin e ardhshëm

Komuniteti i inteligjencës në ShBA ka vlerësuar se ISIS-i në Afganistan mund ta ketë aftësinë për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara pas gjashtë muajve dhe ka për qëllim që të bëjë një gjë të tillë, i tha Kongresit një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Komuniteti i inteligjencës tash për tash vlerëson se ISIS-K dhe al-Qaida kanë për qëllim që të kryejnë operacione të jashtme, përfshirë kundër Shteteve të Bashkuara, por asnjëri grup momentalisht nuk e ka kapacitetin për ta bërë këtë. Mund të shohim që ISIS-K ta krijojë këtë aftësi mes gjashtë dhe dymbëdhjetë muajve”, tha Colin Kahl, nënsekretar i mbrojtjes për politika.

Komentet e tij janë përkujtimi më i ri se Afganistani ende mund të përbëjë shqetësim serioz për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, edhe pasi iu dha fund luftës dydekadëshe në gusht, shkruan The Guardian.

Talibanët, që e fituan luftën, janë armiq të ISIS-it dhe kanë bërë përpjekje për të vendosur ligj dhe rend, pasi tërheqja e forcave amerikane u përcoll me sulme vetëvrasëse e sulme të tjera, për të cilat përgjegjësinë e mori ISIS-i.

Në anën tjetër, talibanët janë zotuar se nuk do të lejojnë që Afganistani të bëhet bazë për sulme ndaj shteteve të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments