Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPeleshi i kërkon NATO-s t’i trajtojë faktet e sigurisë në Kosovë në...

Peleshi i kërkon NATO-s t’i trajtojë faktet e sigurisë në Kosovë në mënyrë të ekuilibruar dhe realiste

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel.

Në një njoftim të bërë në faqen e tij në Facebook, Peleshi tha se qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të Kosovës dhe rrugës së saj drejt integrimit euro-atlantik.

Ndërkaq, u kërkoi homologëve që situatën e sigurisë në Kosovë ta trajtojnë në mënyrë të ekuilibruar dhe realiste.

“Të qëndrueshëm në mbështetje të Kosovës në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik dhe kërkojmë trajtim të ekuilibruar dhe realist të fakteve mbi dinamikat dhe zhvillimet e sigurisë atje”, deklaroi ministri shqiptar.

Ai tha po ashtu se Shqipëria e vijon angazhimin ndaj Aleancës, duke konsoliduar buxhetin e mbrojtjes me 2.03% të PBB-së.

“Një pjesë e madhe e këtij kontributi do të investohet për modernizimin e armatimeve dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura. Gjithashtu ambicia jonë është që të prodhojmë produkte ushtarake #MadeInAlbania brenda vitit 2030”, deklaroi ministri Peleshi.

Në fotot që ministri Peleshi i ka publikuar në Facebook, shihet se i njëjti ka zhvilluar një bisedë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments