Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPejanit ia deponojnë 1500 € gabimisht, refuzon t’i kthejë, thotë se e...

Pejanit ia deponojnë 1500 € gabimisht, refuzon t’i kthejë, thotë se e kanosën!

Në rrugën “Toni Bler” në Pejë më datë 27.10.2021 është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kishte tërhequr një shumë të hollash në vlerë 1500 € nga llogaria e tij, të cilat mjete i kishin ardhur nga një kompani sigurimi.

Sipas deklarimit, i dyshuari nuk e kishte ditur prejardhjen e tyre ndërsa kompania më datë 23.10.2021 kishte kërkuar nga i dyshuari kthimin e mjeteve-të hollave me pretendimin se ishin lëshuar gabimisht.

I dyshuari kishte refuzuar të kthente shumën e të hollave. Kështu, dyshohet se ka kryer veprën tjetër penale duke deklaruar rrejshëm se zyrtarët e kompanisë e kishin kanosur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments