Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPeci s’kërkon falje për Fahrije Hotin që i tha se po shpif...

Peci s’kërkon falje për Fahrije Hotin që i tha se po shpif e njollos, shkruan për ‘tokën e larë me gjak të Krushës’

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka refuzuar siç duket kërkim faljen ndaj Fahrije Hotit dhe grave tjera të Kooperativës Bujqësore “Krusha”, të cilat ia kërkuan këtë dje pasi thanë se ka shpifur ndaj tyre dhe se i ka njollosur.

Në vend të kësaj, Peci ka bërë një postim ku ka thënë se gjatë këtij mandati, Krusha është mbështetur me rreth  2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve, derisa ka përmendur “tokën e larë me gjak të Krushës”.

“Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur gra e burra, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve.

Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!”, ka shkruar Peci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments