Sipas tij, duke e pasur parasysh këtë sfidë dhe të tjerat, arritën që të mundësonin shpalljen e re me vendim të qeverisë për programin për pagesa direkte për subvencionimin e produkteve tona për vitin 2021 në vlerë prej 21 milionë euro shtesë, duke e bërë këtë vit kalendarik vitin me përkrahje më të madhe financiare në vlerë me mbi 50 milionë euro në kategorinë e subvencioneve.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur së bashku me kryeministrin Kurti, Peci shtoi se me qëllim të uljes se keqpërdorimeve dhe eliminimit të mundësive të rasteve korruptive, hartuan kritere të reja për programin e subvencioneve për vitin 2021 dhe se pa zotim të mjeteve nuk do të ketë shpallje të re, dhe pa kryerjen e obligimeve paraprake të krijohen raportet e reja kontraktuale apo obligime shtesë.
Mes tjerash ai bëri të ditur se do të mbulohen dëmet në bujqësi në vlerë prej 1.3 milionë euro për vitin 2020 me vendim qeveritar, dhe përkrahje të tjetra financiare për bujqit.
“Ne do të rrisim buxhetin, se rritja ka ndodhë edhe gjate këtij viti për shkak se shpallja është mundësuar vetëm pas vendimit qeveritar për mjete shtesë, për shkak se me 40 milionë euro obligime dhe borxhe që ne i kemi gjetur, shpallja e programit të ri ka qenë e pamundur, dhe është mundësuar vetëm pas vendimit qeveritar për mjete shtesë”.
“Ndërsa për vitin e ardhshëm, pjesa më e rëndësishme është që përveç rritjes, në do të shkojmë në fillim vit me shpallje, e cila do të jetë një mundësi e mirë e administrimit dhe e menaxhimit dhe rritjes së kontrollit dhe transparencës, dhe se rritja do të ndodhë për të gjitha kategoritë brenda sektorit të bujqësisë, ku përfshihen drithërat, pemë, perime dhe blegtorët”, deklaroi Peci.