Friday, November 22, 2024
HomeLajmePeci për fotografinë me Presidenten: Ajo mund të pijë kafe, ne jemi...

Peci për fotografinë me Presidenten: Ajo mund të pijë kafe, ne jemi miq në fund të fundit

Bashkëkryesuesi i partisë Guxo, njëherësh ministër i Bujqësisë, Faton Peci në Politiko ka komentuar fotografinë e shkrepur bashkë me presidentën, Vjosa Osmani dhe me bashkëkryesuesën tjetër, Donika Gërvalla.

Peci tha se ajo fotografi është bërë të martën.

“Sa i përket fotografisë në kafe, ne jemi miq në fund të fundit. Fotografia është bërë dje në një kafeteri të Prishtinës. Dhe përderisa Presidentja për shkak të Kushtetutës e ka të pamundur me ushtru ndonjë funksion partiak, ajo nuk është shkelje Kushtetuese në rast që me miqtë e saj pi kafe. Nuk besoj që kemi bërë shkelje kushtetuese me pi kafe”, tha Peci në Politiko.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments