Monday, November 25, 2024
HomeLajmePeci i kërkon ndihmë Aliut për lirimin e një objekti, thotë se...

Peci i kërkon ndihmë Aliut për lirimin e një objekti, thotë se u sabotua nga Komuna e Prishtinës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se i ka dërguar kërkesë ministrit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit, për lirimin e një objekti ku sipas Pecit kundërligjshëm  po vepron operatori ekonomik.

Kjo pasi sipas Pecit, ka mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat që sipas tij, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.

“Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron operatori ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Duke parë këtë mungesë vullneti sapo i dërgova kërkesë Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit”, shkruan Peci në Facebook.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments