Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se janë thellësisht të prekur nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në Tetovë.
Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka biseduar në telefon me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, të cilëve ju ka thënë se do të jetë përherë pranë tyre.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi, e poashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore. Kosova do të jetë përherë pranë tyre”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Kujtojmë se nga eksplodimi në spitalin e Tetovës kanë mbetur të vdekur dhjetëra persona, ndërsa viktima më e re ishte një vajzë 20-vjeçare.