Monday, November 25, 2024
HomeLajmePDK në Prishtinë paralajmëron se pasnesër “do të anulohet vendimi për shpronësimet...

PDK në Prishtinë paralajmëron se pasnesër “do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badovc”

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar se pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.

“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi “interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”.

“E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht nesër”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments