Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse nuk kanë treguar se çfarë qëndrimi do të kenë.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se kjo parti do të marr pjesë në takimin e së hënës
“PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim”, ka thënë Abdullahu për EO.
Gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka paralajmëruar takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.