Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPDK ia dorëzon Kurtit tabelën “KM-004-VV”

PDK ia dorëzon Kurtit tabelën “KM-004-VV”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka vendosur një tabelë të improvizuar të Serbisë me mbishkrim “KM”, në vendin ku ulet kryeministri Albin Kurti.“Ky është hapi i parë që keni filluar ta implementoni Zajednicën. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme”, ka thënë Tahiri.

“Ne si opozitë çfarëdo vendimi të Qeverisë që është karshi Serbisë ne në padyshim e përkrahim. Dy javë mbrapa jemi në një situatë tjetër, situatë që nuk do ta dëshironte asnjë qytetar. Marrëveshja në Bruksel është jashtëzakonisht e dëmshme që legalizoj targat PR, PZ, KM që lëshon qeveria e Serbisë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se këto targa lëshohen nga Qeveria e Kosovës për Kosovën,.

“Kjo qeveri ka pranuar që këto targa të lëshohen për Kosovën në mënyrë legale. Ky është hapi i parë që keni filluar me implementuar Zajednicën. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo. Vuçiqi në Serbi i merr 5 euro dhe Albini me ministrat e vet i merr 5 euro me këto stikersa”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se “kjo qeveri është e lënduar karshi Vuçiqit, Vuçiqi ka shënuar fitore të madhe ndaj neve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments