Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPDK formon degën e saj të re në Suedi

PDK formon degën e saj të re në Suedi

Në kuadër të riaktivizimit të strukturave të saj në diasporë, Partia Demokratike e Kosovës sot ka formuar degën e saj të re në Suedi.

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Suedi ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica.

Ai ka shkruar në Facebook se PDK vazhdon të rritet në diasporë.

“Sot, në Malmö të Suedisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për këtë shtet. Me këtë rast, kryetar i Degës u zgjodh Valon Kryeziu, ndërsa nënkryetar Hisret Kyçyku. Po ashtu u votua për Këshillin e Degës dhe Kryesinë, të cilët bashkërisht do ta fuqizojnë PDK-në në diasporë”, ka shkruar Reçica.

Ai ka thënë se PDK do të vazhdojë me themelimin e degëve të reja dhe fuqizimin e saj në diasporë, me qëllim të krijimit të mundësive që diaspora të jetë sa më prezent në jetën politike, për të kontribuar me potencialin e saj në zhvillimin e vendit përmes resurseve humane apo edhe të kapitalit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments