Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, dje dhe sot, kanë mbajtur takime për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.
Deputeti i PDK’së, Xhavil Haliti ka lënë të kuptohet se një energji e re po shpërthen në PDK.
Ai ka shpërndarë fotografitë e këtyre takimeve duke shkruar ‘Gati..’.
Sipas kryetarit Krasniqi, në këto takime është diskutuar edhe gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend, e cila sipas PDK-së, po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
Megjithatë, mbetet të shihet se për çka po bëhet gati PDK’ja.