Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së.
Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.
“As ata vetë nuk besojnë në ato gjera që i kanë shkru, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar. Por edhe kam arritur që t’i riparojë shumë prej dëmve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës”.
“Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë vetën në këtë drejtim, por megjithatë siç ju kam thënë gjithnjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional. Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbrojë vetën, sepse është puna ajo që flet”, është shprehur ajo.
Osmani tutje ka thënë edhe se Gjykata Kushtetuese vendos nëse draft-statuti i Asociacionit ka ndonjë shkelje.
“Jo, natyrisht që jo! Atë çështje duhet ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese nuk duhet të garantojmë ne por duhet të vlerësohet në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur ajo./rtv21