Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për KPMSHCK-në

PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për KPMSHCK-në

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në një prononcim për media, Përparim Gruda ka thënë se PDK e ka kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij këshilli, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetutës të këtij institucioni.

“Fatkeqësisht, ky ligj, i miratuar javën e kaluar, i shkelë edhe ato përcaktime që ka bërë Gjykata. Prandaj, sot i kemi kontestuar edhe këto ndryshime. Këto veprime të Qeverisë kanë vetëm një qëllim, ta nënshtrojnë dhe ta kapin Këshillin e Pavarur për Shërbyesit Civil, në mënyrë që ai të kthehet në një mekanizëm që nuk i ndalon dhe i përkrah punësimet familjare të qeveritarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria dëshiron ta zhvesh këtë organ nga kompetencat kushtetuese në një rrugë jokushtetuese.

“Unë mendoj që përkushtimi themelor që duhet të ketë çdo parti në Kosovë, është mbrojtja e Kushtetutës së Kosovës. PDK nuk do të ndalet në këtë drejtim”, ka thënë Gruda.

Avokati Faton Fetahu ka thënë se janë të paktën katër shkelje të këtij ligji të cilat PDK i ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe të cilat pret të rrëzohen aty.

“E para, pushteti zgjodhi që të propozojë zhveshjen nga imuniteti të të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Imuniteti është instrument kushtetutes që ua garanton Kushtetuta. E dyta, shumica parlamentare ka propozuar që të përjashtohen nga fushëveprimi i kontrollit të ligjshmërisë nga ana e Këshillit pozitat e nivelit të lartë drejtues. Janë mijëra pozita të tilla që përjashtohen nga kontrolli – në mënyrë që të mundësohet kapja dhe nënshtrimi i institucioneve përmes veprimeve të shpejta. E treta, është rritja absurde e anëtarëve të këtij Këshilli, nga shtatë në pesëmbdhjetë. Kjo rritje e numrit ka për qëllim të dërgojë militantët partiak në këtë Këshill, që të kenë mbivotim në çështjet që ata dëshirojnë. Dhe, po ashtu, e katërta, është propozimi për pezullimin e vendimeve të Këshillit, nëse të njëjtit atakohen nga Qeveria në Gjykatë. Vendimet e Këshillit gjithmonë zbatohen, pavarësisht nëse lënda shkon në Gjykatë”, ka thënë Fetahu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments