Nesër, 7 korrik është paralajmëruar një protestë e madhe e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë në lidhje me këtë sekretari i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka bërë me dije se kësaj proteste do ti bashkohen edhe shqiptarët që jetojnë në Greqi.
“Me demokratet ne Kiato te Greqise nje vend qe ka rreth 7000 banore nga te cilet 2000 jane shqiptare.
Riorganizimi i Partise Demokratike ne diaspore,mbeshtetje per protesten e dates 7 korrik ne Tirane.
Falenderime per Kryetarin Bashkise Spyridon Stamatopoulos, I cili na vendosi ne dispozicion ambietet e bashkise per takimin e PD.
Neser jemi me degen e PD Athine dhe mbas takimit drejt Tiranes sebashku me nje pjese te demokrateve per te protestuar ne shesh” shkruan ai në postimin e tij.